Nga: Xhemil Daci
Shkas për të bërë një krahasim shëtitës në histori, është shprehja “Pleqëria atdhetare”, që si një gur mozaiku të bukur, e hasa në një nga fragmentet e botuara të shkrimtarit, Ismail Arsllanit. Këtu nuk do bëj fjalë për vlerësimet e shkëlqyeshme që iu bënë romanit të tij “Misionari i Kasabasë”, por do rrëfej për ndikimin e fortë që pati shprehja e sipërpërmendur, që hasa në fragmentin e fundit. Duke lexuar për këtë “Pleqëri atdhetare”, sharrova në do kujtime, analoge me tekstin e fragmentit, të dëgjuara gjashtë dekada më parë.
Ishte viti 1967. Ansambli muzikor i studentëve shqiptarë të Akademisë së Muzikës “Përpjekja” në Beograd dha koncert edhe në Gjakovë. Isha mysafir i mikut tim, Xhevat Rizvanolli nga Gjakova, po ashtu student. Për dy net sa isha mysafir në atë kullë-shtëpi, mësova gjëra që pak i dija. Sot mburrem me fatin se isha i nderuar të jem mysafir në kullat ku kishin ndodhur luftëra të përgjakshme mes-shqiptare në vitin 1876. Shkaktar i luftimit kishte qenë dallimi dhe mospërputhja e dy koncepteve për të njëjtin ideal, lufta për formimin e shtetit shqiptar, e njohur si Lidhja e Prizrenit. Nikoqiri i atëhershëm i kullave, Abdullah Pashë Dreni, me pleqnarët e tjerë, në mesin e të cilëve edhe babai i Bajram Currit, Shaqir Curri, në besë, pranoi misionarin e padishahut, Ali Pashë Maxharin. Nga Stambolli ai sillte porosinë në formë lutjeje: “Lëvizja Shqiptare mos të ndërmarrë gjëra radikale…!”
Sulejman Vokshi, me luftëtarët e tij, i pakënaqur nga kjo porosi, rrethon kullat dhe kris pushka në mes shqiptarëve (shenjat e plumbave ende dukeshin anekënd godinave). Lufta pushon, pasi vritet emisari i sulltanit, A. Pashë Maxhari (varri i tij i rrethuar, ende gjendej aty pranë vendluftimit, në atë lagje të Gjakovës).
Asokohe, në kulla dhe rreth tyre, u vranë njerëz të të njëjtit ideal. Vetëm dallonin në konceptin për sendërtimin e krijimit të shtetit unik shqiptar, përkundër gjithë atij gjaku të derdhur mes-vëllazëror, idealit për shtet dhe liri.
E gjithë kjo ka një analogji me personazhin nga “Pleqëria atdhetare”, që del nga fragmenti i fundit i publikuar i Arsllanit, personazh ky që ka karakteristika të një hokatari, me cilësi të larta të urtësisë popullore, që zbutë dhe përafron qëndrimet dhe vendimet e marra për çështje madhore, gjithë herë kur pleqnarët nuk merren vesh. Ngjashëm ndodhi edhe në mes S. Vokshit dhe A. Pashë Drenit. Kur emocionet dolën nga arsyeja, të gjithë iu bashkuan idealit, luftës për liri dhe shtet kombëtar.
Dikur, siç ishte rasti i Lidhjes së Prizrenit, niveli arsimor i popullit ishte mjaft i ulët, kurse sot epoletat e të gjitha rangjeve arsimore dhe akademike i kemi me bollëk. Dikur, në mungesë të organizimit qendror, vendimet për mbarëvajtjen e popullit janë sjellë nëpër oda pleqnarësh. Ato vendime nuk janë sjellë në forma obliguese apo me shkrim. Janë thirrur në traditën shekullore, në fjalën e Burrit apo në Besë, që ishte më e vlefshme se jeta. Këto virtyte, sot, mjerisht, rrallë mund të gjenden në organizimin tonë politik e shoqëror. /Burimi: Portalb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Futuristët janë brumë për fashistë të shkëlqyer!
Shkupi i shekullit XVII, sipas udhëpërshkruesit të famshëm osman
PËRVOJË ...
“Procesi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles