LAJMI I FUNDIT:

Super-jahti 80 metërsh kalon nën urë në Holandë, vetëm 15 centimetra e ndanin nga konstruksioni i çeliktë

Super-jahti 80 metërsh kalon nën urë në Holandë, vetëm 15 centimetra e ndanin nga konstruksioni i çeliktë

Super-jahti gjigant është parë duke bërë një kalim tejet të rrezikshëm nën një urë të ulët – duke u nisur drejt portit në veri të Holandës.

Galactica që është 80 metra e gjatë u ndërtua nga Heesen, dhe për qarkullim u lëshua nga qyteti Oss në jugperëndim të Holandës në fillim të këtij muaji – për të vazhduar lundrimin drejt portit në veri të Harlingen – për të përfunduar në det, transmeton Telegrafi.

E për të arritur në destinacionin final, kjo anije u detyrua të lëvizë shumë ngadalë nëpër kanalin e ngushtë të lumenjve.


Për anijet gjigante, urat gjithmonë përbëjnë rrezik siç ishte edhe rasti i 8 janarit, kur jahti kaloi nën urën në afërsi të Den Bosch.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin Galactican duke kaluar nën urë, ku vetëm 15 centimetra e ndante nga struktura e qeliktë e urës.

Se do të kalojë pa ndonjë problem nën urë jahti luksoz, ishte i bindur koordinatori i projektit të Heesen, Arjan Veldman, që pati theksuar para lundrimit se anija do të arrijë në destinacionin final. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Interesante
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
Duket thjesht si një shtëpi e vjetër në shitje, por shikoni si duket brenda (Foto)

Duket thjesht si një shtëpi e vjetër në shitje, por shikoni si duket brenda (Foto)

Kalo në kategori