Microsoft Teams i ka mundësuar të gjithë përdoruesve shfrytëzimin e funksionit Walkie Talkie
Microsoft po vazhdon zhvillimin e aplikacionit Microsoft Teams, e tani përdoruesve u ka mundësuar funksionin Walkie Talkie.
Walkie Talkie paraqet një mënyrë të re të komunikimit, dhe u mundëson përdoruesve të Microsoft Teams të “shndërrojnë” telefonat e tyre të mençur në tablet në walkie-talkie që funksionojnë përmes rrjetit mobil apo atij Wi-Fi, transmeton Telegrafi.
Funksioni i lartpërmendur është paralajmëruar dy vite më parë, e në shtator të vitit 2020 u shfaq në Android me një kapacitet më të zgjeruar, kurse tani është e qasshme për pajisjet mobile të Zebra sikurse për iPhone dhe iPad.
Microsoft këtë funksion ua ka dedikuar punonjësve që punojnë drejtpërdrejtë me klientë, dhe kryejnë operacione të ndryshme për çdo ditë në kuadër të kompanisë ku ata punojnë.
Gjiganti amerikan ka bashkuar forcat me kompaninë Zebra Technologies për të ofruar këtë funksion, që me shtypjen e butonit mundëson një komunikim të shpejtë dhe tejet të sigurtë.
Walkie Talkie është shumë i nevojshëm për ata “që janë në vijën e parë” në luftë kundër pandemisë së coronavirusit. Megjithatë, ky opsion akoma është i rrallë në botën e aplikacioneve dedikuar për komunikim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Qeni robot bëhet me gëzof
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City