LAJMI I FUNDIT:

PSD kërkon të mos kalojë Projektligji për Inspektimin Administrativ, thotë se synohet kontroll mbi komunat e bizneset

PSD kërkon të mos kalojë Projektligji për Inspektimin Administrativ, thotë se synohet kontroll mbi komunat e bizneset

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kërkuar që të mos kaloj Projektligji për Inspektimin Administrativ.

“Në muajin dhjetor të vitit 2021 Projektligji për Inspektimin Administrativ kalon fazën e konsultimeve publike. Projektligji ka për synim krijimin e Inspektoratit Administrativ, që do jetë agjenci ekzekutive dhe e cila më shumë i ngjan një trupe policore civile pa uniformë, që do të kontrolloj, shantazhoj dhe hetoj administratën publike drejtpërdrejt nga zyra e Ministrit Sveçla”, thuhet në njoftimin për media.

PSD ka theksuar se zyrtarëve publik po iu shtohet edhe një mekanizëm i centralizuar për të vlerësuar punën e tyre. Sipas tyre, aktualisht puna e zyrtarëve publik vlerësohet nga eprorët më të lartë në hierarki si dhe në disa raste nga zyra e Auditorit të Përgjithshëm.


“Gjithashtu, në rastet kur ka dyshime për ndonjë vepër penale, atëherë veprimtaria e zyrtarit të caktuar hetohet nga edhe nga organet e drejtësisë. Me ligjin e ri për Inspektoriatin Administrativ ku inspektori mund të kryej inspektimin edhe pa paralajmërim edhe pa subjektin që po inspektohet, jo vetëm që ndërhyn drejtpërdrejt në pavarësinë dhe neutralitetin politik të institucioneve të garantuara me Kushtetutë dhe ligj, i njëjti hap rrugën për inskenime e montime të çfarëdoshme me motiv të shtrirjes së kontrollit dhe pushtetit nga lartë-poshtë”, thuhet në njoftim.

Sipas PSD, një ligj tjetër, përkatësisht Projektligji për Inspektimet që tashmë ka kaluar edhe në shqyrtim të dytë në Kuvendin e Kosovës ka krijuar rrugën që drejtpërsëdrejti Qeveria të ndërhyjë në kompetencat ekskluzive të pushtetit lokal që komunat i gëzojnë me legjislacionin aktual.

“Nga shembujt nëpër botë e dimë që ndërhyrja në kompetencat e Qeverisjes Lokale, pra në centralizimin e tyre në pushtet qendror, veç autoritarizëm ushqen. Ky është rreziku që kanos Kosovën në momentin që një ligj i tillë hyn në fuqi. Kërkesa e jonë është e qartë: Projektligji për Inspektimin Administrativ nuk guxon të kaloj. Inspektorati Administrativ do të jetë një prej mekanizmave më efikas që pushteti do të ketë në dorën e tij për të kontrolluar, shantazhuar e policuar punonjësit përbrenda aparatit shtetëror”, ka theksuar PSD. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori