Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar deklaratën e ministrit serb, Goran Rakiq i cili paralajmëroi dje vendosje të reciprocitetit në rast se në Kosovë nuk do të lejohet të votohet për zgjedhjet e 3 prillit që do të mbahen në Serbi.
Kusari-Lila tha se reciprociteti si koncept bëhet në mes të dy shteteve, nuk bëhet në kuadër të një shteti në mes të dy etnive.
“Kosova është shtet multietnik, prandaj si koncept i tillë në kuadër të territorit të Kosovës nuk mund të aplikohet dhe nuk ekziston. Rezoluta ka rikonfirmuar edhe vullnetin e të gjitha partive politike, në raport me një proces që shkel sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës”, tha Kusari-Lila.
Ajo shtoi se votimi për zgjedhje qofshin ato parlamentare, apo siç ishte me referendum të një shteti tjetër apo shtetasve tjerë me dy shtetësi është i paraparë, dhe siç u ritheksua ekzistojnë metoda sesi votohet, me shkuarje në shtetin ku mbahen zgjedhjet, në ambasada, me postë.
“Si parim është përcaktuar dhe mund të bëhen përgatitjet para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi që ato të kryhen në këtë formë , dhe të kuptohet se Kosova është një tersi territoriale, një shtet i pavarur dhe sovran”, tha Kusari-Lila.
Kusari-Lila theksoi se sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës do të nis të enjten më 20 janar 2022.
“Fillimi i punimeve të rregullta i sesionit pranveror do të jetë data 20 janar, të enjten. Të enjten do të mbahet edhe debati parlamentar i kërkuar nga AAK, në lidhje me rritjen e çmimeve, pas kësaj do të vazhdohet me punimet e seancave të mbetura nga sesioni vjeshtor me mundësin e vazhdimit të punimeve ditën e premte për të gjitha pikat që kanë mbetur pa u miratuar në sesionin që u përmbyll në vitin 2021”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!