LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë, vetura godet një këmbësor

Aksident në rrugën Ferizaj-Prishtinë, vetura godet një këmbësor
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës  08:30,  në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në këtë aksident trafiku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor.


Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/