LAJMI I FUNDIT:

E mitura nga Klina telefonon babain dhe i tregon se është martuar

E mitura nga Klina telefonon babain dhe i tregon se është martuar

Një vajzë e mitur ka telefonuar babain e saj dhe e ka njoftuar se është martuar po ashtu me një të mitur.

Rasti ka ndodhur dje në komunën e Klinës, njofton policia.


“Viktima femër kosovare, e moshës së mitur,  ka njoftuar babain e saj se është martuar dhe gjendet te i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i moshës së mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ,ndërsa viktima është  dërguar në shtëpi të sigurt”, thuhet në raport. /Telegrafi/