LAJMI I FUNDIT:

Burrit në Zelandë të Re i nxorën një insekt nga veshi pasi ndjeu “përpëlitje” për tri ditë

Burrit në Zelandë të Re i nxorën një insekt nga veshi pasi ndjeu “përpëlitje” për tri ditë

Kur 40-vjeçari Zane Wedding shkoi për të notuar javën e kaluar, ai u largua me më shumë sesa vetëm një shqetësim.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Wedding, ishte zhytur në pishinën e tij lokale në Auckland, Zelanda e Re, të premten, kur, pa e ditur ai, krijesa i ishte futur brenda veshit.


Dhe kur u kthye në shtëpi, kishte ndjesinë se i ishte bllokuar veshi.

“Unë përdora disa pika për ta pastruar atë dhe më zuri gjumi në divan më vonë atë natë”, i tha ai CNN të enjten.

“Kur u zgjova në mëngjes dhe ishte ende e bllokuar, shkova direkt te mjeku”, tha ai.

Fillimisht, mjeku mendoi se mund të kishte pasur ujë të bllokuar, ndaj e këshilloi të shkonte në shtëpi dhe të përdorte një tharëse flokësh për ta tharë atë.

Por Wedding e dinte se diçka nuk shkonte mirë.

“Gjatë fundjavës provova gjithçka që munda për lehtësim – qirinj veshësh, kërcim në njërën këmbë, çamçakëz, shkova për vrap – gjithçka që mund të mendoja [për të] pastruar veshin”.

Të dielën mbrëma “zhurma” u ndal papritur, por veshi ishte ende i bllokuar, kështu që Wedding rezervoi për të parë një specialist të veshit, hundës dhe fytit të hënën.

Sapo doktoresha i shikoi brenda veshit, sipas Wedding, ajo i tha: “O zot, mendoj se ke një insekt në vesh”.

Dhe mjekja e nxori insektin e ngordhur në një procedurë që zgjati më pak se pesë minuta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake

Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake

Fun
Ariu bllokon trafikun në një autostradë në Kaliforni

Ariu bllokon trafikun në një autostradë në Kaliforni

Fun
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Burri bie në krevatin e fëmijëve, video shikohet 25 milionë herë në TikTok

Burri bie në krevatin e fëmijëve, video shikohet 25 milionë herë në TikTok

Fun
Kalo në kategori