LAJMI I FUNDIT:

Kurti i përgjigjet deputetit serb, Simiq: Qeveria jonë nuk është anti-serbe

Kurti i përgjigjet deputetit serb, Simiq: Qeveria jonë nuk është anti-serbe

Kryeministri i vendit, Albin Kurti i është përgjigjur deputetit të Listës serbe, duke thënë se qeveria që ai drejton nuk është kundër serbëve.

Kurti e bëri këtë deklaratë pasi në seancën e jashtëzakonshme për referendumin, deputeti i Listës serbe  tha se po veprohet kundër serbëve.

“Qeveria jonë nuk është anti-serbe, ne kemi një ministër nga komuniteti serb, madje është kryetari i Listës Serbe, pastaj kemi edhe zëvendësministra e këshilltar… Është Serbia ajo që është kundër Kosovës dhe përpjekjeve tona për progres ekonomik e për avancim në agjendën evropianë e euro-atlantike”, është deklaruar Kurti. /Telegrafi/