LAJMI I FUNDIT:

Edhe sot protesta nëpër Serbi – pos rrugëve, bllokohen edhe disa pika kufitare

Edhe sot protesta nëpër Serbi – pos rrugëve, bllokohen edhe disa pika kufitare

Organizatat mjedisore edhe sot po protestojnë kundër kompanisë Rio Tinto.

Kjo e fundit ka fituar të drejtën për mihjen e litiumit, e cila po kundërshtohet prej qytetarëve dhe organizatat joqeveritare.

Qeveria serbe dhe presidenti Aleksandar Vuçiq kanë pohuar se do t’i revokojnë lejen kompanisë anglo-amerikane, raporton N1.


Megjithatë qytetarët nuk po u besojnë fjalëve të udhëheqësve të tyre shtetëror pasi që kompania po vazhdon blerjen e pronave ku do të fillojnë mihja.

Pos bllokadave të rrugëve të qyteteve të ndryshme serbe, sot janë bllokuar edhe disa pika kufitare dhe do të zgjasin për tre orë.

“Është e nevojshme të shfuqizohet urgjentisht projekti Jadar dhe të vendoset një moratorium për nxjerrjen e litiumit. Ky është vetëm një ushtrim demonstrues”, tha aktivisti Miran Pogaçar pak para bllokimit të pikës kufitare.

Ndryshe, Serbia do të mbajë gjatë ditës së nesërme do të mbajë një referendum për ndryshimet kushtetuese, e cila po kundërshtohet gjithashtu prej qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Amerika

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori