LAJMI I FUNDIT:

Arton Humolli me “APOCALYPTICA”, fitues i çmimit “Fotografia më e mirë e vitit” në festivalin New York Nil Gallery

Arton Humolli me “APOCALYPTICA”, fitues i çmimit “Fotografia më e mirë e vitit” në festivalin New York Nil Gallery

Thënia se fotografia flet më shumë se një mijë fjalë, këtyre ditëve u vërtetua edhe në Galerinë Nile të Nju Jorkut (NYNG), ku fotografi i njohur nga Prishtina fitoi çmimin e parë për fotografinë e titulluar “APOCALYPTICA”

Kjo galeri është një nga platformat kryesore të fotografëve ndërkombëtarë, që mishërojnë diversitetin, inovacionin dhe kreativitetin e krijuesve, ndërsa në garë ishin 1235 konkurrentë.

NYNG-u u jep artistëve një platformë origjinale për të shprehur imagjinatën dhe vizionin e tyre për të afirmuar fotografinë në nivelin më të epërm artistik, gjithnjë duke u bazuar në përvojat dhe vëzhgimet personale.


Galeria NEW YORK NIL GALLERY është një ngjarje globale industriale online dhe për çdo vjet, i ofron publikut projekte duke ia prezantuar atij arritjet më të reja në këtë fushë të artit.

Përmes kësaj fotografie Humolli, sikur sheh gjithçka që dëshiron të zbulohet dhe gjithçka që dëshiron të mbetet enigmë, transmeton Telegrafi.

Fotografia tek Arton Humolli krijon çaste medituese duke i mbetur besnik frymëzimit vetanak, por duke mos refuzuar asnjëherë kureshtjen krijuese dhe dritëhijet nëpër kohë.

Edhe kjo fotografi, dëshmoi për të saten herë thënien e fotografit të parë shqiptar, përtej Atlantikut, Gjon Mili, i cili thoshte: “Nuk mund të quhet i civilizuar një popull i cili e deshifron pikturën, por ai që arrin ta deshifroj fotografinë”.

Arton Humolli si përfaqësues i gjeneratës së mesme të artistëve të fotografisë shqiptare, ka kohë që ka bërë emër jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë kufijve nacionalë.

Opusi krijues i tij trajton shumë tema, duke filluar nga fotografia e modës e deri tek portreti, nudo dhe fotografia artistike.

Në krijimtarinë e tij të larmishme veçohet afiniteti i tij, sidomos për kujdesin ndaj dritës, veçanërisht asaj artificiale, por me një kujdes të madh lidhur me përsosmërinë e teknikës gjatë realizimit të fotografisë.

Humolli, me fotografitë e tij ka depërtuar madje edhe në revistën prestigjioze parisiene PHOTO, duke fituar në një konkurs të hapur nga redaksia e saj (“Le Plus Grand Concours Photo du Monde”, 2020,) e pastaj kishte patur një paraqitje edhe në njërin nga numrat vijues të kësaj magazine fotografike.

Kur i shikon portretet e realizuara nga Artoni, e kupton peshën serioziteti, potencën krijuese të kornizuar si dhe interesimin intuitativ që e bën diferencën nga fotografët e tjerë.

Vlen të theksohet se puna e Arton Humollit është pasqyruar edhe në shumë ekspozita, qoftë individuale, por edhe kolektive, brenda dhe jashtë vendit, sikurse ishte rasti me ekspozita e tij individuale të titulluar “Trup e shpirt” në Tiranë (Galeria Kombëtare e Arteve), 2015 dhe realizimi i dokumentarit “Rrugëtim prej Kampioni”, i cili ishte mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Mbi këtë taban, brezi i ri i fotografëve të rinj të talentuar, lypset të jetë më kërkues dhe të eci me sigurinë e atij që hedh hapin e vet në një rrugë të shtruar nga të tjerët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori