LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi nga Bosnja i shkroi letër Babadimrit, falë postierit i është plotësuar dëshira

Djaloshi nga Bosnja i shkroi letër Babadimrit, falë postierit i është plotësuar dëshira

Një postier nga Tuzla e Bosnje e Hercegovinës derisa po mblidhte letrat nga kutia e postës, hasi në një letër që një djalosh ia kishte shkruar Babadimrit.

Dëshira e tij për Vitin e Ri do të plotësohet falë postierit, por edhe njerëzve tjerë që janë shprehur të gatshëm të kontribuojnë, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për postierin Ismet Jashareviq, i cili derisa po zbrazte kutitë postare, gjeti një letër interesante të një djaloshi që ia kishte shkruar Babadimrit.

Madje kishte theksuar se së bashku me vëllain ka qenë të mirë dhe kanë dëgjuar nënën dhe babanë gjatë vitit, dhe si këmbim kërkon një veturë lodër me bateria.

Kështu ai vendosi që fotografinë e kësaj letre ta shpërndajë në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Sot derisa po zbrazja kutitë postare janë habitur për të mirë me një material në të cilin hasa, një letër që e kishin shkruar dy djem. Nëse dikush i njeh këta dy vogëlushë do të doja t’i gëzoja me nga një veturë lodër me teledirigjim ashtu siç kishin kërkuara nga Babadimri”, ka shkruar Jashareviq.

E postimi i tij me fotografinë e letrës u bë shpejtë virale, kështu një numër i madh i qytetarëve të Bosnjës u shprehën të gatshëm të vogëlushëve Xhenan dhe Kenan, t’ju blejnë nga një veturë lodër me teledirigjim.

Madje siç raportojnë mediat boshnjake, është mësuar adresa dhe identiteti i vogëlushëve, të cilëve do t’ju dërgohen dhuratat siç ia kishin kërkuar Babadimrit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Kalo në kategori