Kompania Sony ka konfirmuar për Bloomberg se akoma prodhon konzolën PlayStation 4, pavarësisht që prej kohësh ka dalë në treg PlayStation 5.
Sony ka pasur një plan të brendshëm që të ndërpret prodhimin e konzolës PS4 gjatë vitit të kaluar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, transmeton Telegrafi.
Arsyeja për këtë janë kërkesat e mëdha, ku kompania japoneze konfirmoi se vetëm gjatë këtij viti do të prodhojë rreth një milion njësi të konzolës PS4.
Nga Sony gjithashtu kanë konfirmuar se prodhimi i PS4 do të zgjasë edhe pak, pasi bëhet fjalë për konzolën më të shitur të kësaj kompanie, dhe se “nevojitet kohë për kalimin nga një gjeneratë në tjetrën”.
Kjo mund të ketë kuptim, pasi akoma në treg arrijnë lojërat cross-generation siç është “Horizon Forbidden West”, e në ditët e sotme nuk është edhe aq e lehtë të blihet një PlayStation 5.
Megjithatë, as PS4 nuk është gjithmonë i disponueshëm nëpër dyqane, pasi rezerva nuk ka. Në anën tjetër PS5 arriti në treg në nëntor të vitit 2020, derisa PS4 në nëntor të vitit 2013.
Kjo konzolë është shitur në 116 milionë njësi në mbarë botën. PS3 më u prodhua për 11 vite – pra nga 2006 deri më 2017. PS4 në muaj e përdorin 104 milionë përdorues aktivë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Amazon pritet të prodhojë televizorë dhe ata do të jenë me ekran të madh
Android më i pasigurti
Snapdragon 898 do të jetë çipi i ardhshëm kryesor
Specifikat e Realme GT2 Explorer Master
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'