LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Mariçiq do t’i përgjigjet shumë më mirë funksionit të Dimitrovit

Kovaçevski: Mariçiq do t’i përgjigjet shumë më mirë funksionit të Dimitrovit

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot për “Top Tema” tha se Mariçiq ka përvojë të mjaftueshme në fushën e integrimeve evropiane dhe se në aspektin operativ do t’i përgjigjet shumë më mirë atij pozicioni.

“Sa i përket negociatave me Bullgarinë, mund të them se ajo që u zhvillua, Dimitrov mori pjesë dhe në fund do të shtrohej pyetja me çfarë nuk pajtohet dhe kur nuk pajtohet. Për qëndrimin se nuk jam ekspert i politikës së jashtme, do të them se nuk ka asnjë ekspert universal për të gjitha çështjet. Kryeministri është ai që duhet të koordinohet me repartet”, është përgjigjur mandatari Dimitar Kovaçevski ndaj deklaratës së sotme të zv. kryeministrit në largim, Nikolla Dimitrov.

I pyetur se pse Dimitrov nuk mori mandat të ri në këtë departament, Kovaçevski tha se në sektorin për çështje evropiane fokusi kryesor duhet të jetë përgatitja e ligjeve reformuese, koordinimi i departamenteve tjera dhe harmonizimi i legjislacionit.


“Mariçiq ka përvojë të mjaftueshme në fushën e integrimeve evropiane dhe se në aspektin operativ do t’i përgjigjet shumë më mirë atij pozicioni.

Dimitrov është një diplomat karriere. Nuk do ta zvogëloja rëndësinë e tij, por mendoj se duhet të jemi ende korrekt në raport me ish-kolegët tanë”, tha Kovaçevski në “Top Tema”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori