Paulo Coelho: Këto janë tri gjërat që çdo i rritur duhet të mësojë nga një fëmijë!
Një fëmijë është si një engjëll, misionet e tij janë mirësia dhe lumturia
Ajo ekstazë, gëzim i vërtetë dhe imagjinatë që mund t’i shihni vetëm te një fëmijë e ngroh vërtet shpirtin, por na nxit të pyesim veten – ku u shua ajo lumturi nga fëmijëria gjatë rritjes? Ku fshihej ajo jetë e pabrenga?
Problemet e shumta, sfidat e jetës, pritshmëritë e shoqërisë dhe gara për gjërat materiale bëjnë që lumturia e atij fëmije të zbehet, por ne nuk duhet ta lejojmë këtë, transmeton Telegrafi.
Është e rëndësishme të kemi një fëmijë të vogël brenda nesh gjatë gjithë jetës. Nëse jeni të hutuar dhe nuk mund ta gjeni atë në veten tuaj, atëherë mësoni nga fëmija juaj ose nga fëmijët nga mjedisi juaj i afërt.
Shkrimtari i njohur Paulo Coelho ka theksuar i se çfarë duhet të mësojë çdo i rritur nga një fëmijë: “Një fëmijë mund t’i mësojë një të rrituri tri gjëra: të jetë i lumtur pa arsye, të gjejë gjithmonë diçka për të bërë dhe të kërkojë atë që dëshiron“, – thotë Coelho.
Të rriturit janë aq të zhytur në problemet e tyre sa nuk mund të gëzohen pa asnjë arsye. Ne e harrojmë atë momentin magjik kur na lumturojnë edhe me gjërat e vogla. Kur ta zgjoni fëmijën brenda jush, do të dini të gjeni lumturinë në çdo moment. Për shembull, nëse jashtë është mot me diell, ju do të jeni mirënjohës dhe të lumtur, ose, kur personi që dashuroni ju përqafon, në ju do të zgjojnë shkëndija lumturimi.
Çdo ditë, ju bëni disa gjëra të vogla, por të vlefshme që do t’ju ndihmojnë të rifitoni lumturinë e fëmijërisë. Shëtisni në natyrë dhe dëgjoni muzikë, blini vetes akullore, hidhuni në pellgje, trembni erën … Dhe mos harroni, nuk është marrëzi dhe nuk ka turp kur doni të jeni të lumtur! Jeni me fat dhe e meritoni!
Mos lejoni kurrë që të bëhen të mërzitshëm, fëmijët kanë një hobi gjatë gjithë kohës. Gjeni një hobi që ju përmbush, bëni gjëra interesante dhe kreative, në vend që të kaloni shumë kohë me telefonin në duar ose para ekranit të televizorit. Shijoni aktivitetet që ju ngrohin shpirtin dhe ju frymëzojnë në të njëjtën kohë. Fëmijët dinë të kërkojnë hapur atë që duan, ndërsa të rriturit shpesh e humbin atë fuqi nga frika, zhgënjimi, pritshmëritë e këqija. Mësoni prej tyre se si të kërkojnë hapur gjithçka që duan dhe të kërkojnë atë që planifikojnë të marrin.
Fëmijët tanë, udhërrëfyesit fatlumë – ne mësojmë pak prej tyre! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse disa njerëz urrejnë që të marrin komplimente?
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze