LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në Tabanoc, pritet deri në një orë për dalje nga vendi

Kolona të gjata në Tabanoc, pritet deri në një orë për dalje nga vendi

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth një orë, theksojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga pala e Maqedonisë së Veriut, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga LAMM.


Në rrugën A2 Sveti Nikollë – Miladinovc 10 km përballë Miladinovcit për shkak të rrëshqitjes së dheut komunikacioni është ridrejtuar vetëm në një shirit në gjatësi prej 150 metra. Në vendngjarje është vendosur sinjale përkatëse e trafikut.

Nga LAMM thonë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, në rrugë me lagështi, ndërsa në rrugët jashtë mjediseve urbane komunikacioni po zhvillohet me intensitet mesatar./Telegrafi/