LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet këmbësorin në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Vetura godet këmbësorin në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një këmbësor ka marrë lëndime trupore, pasi sonte është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti-zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.


“Rreth orës 21:30,  në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”.

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/