Çdo njeri ka pozicionin e vet të preferuar të fjetjes dhe në kundërshtim me disa besime popullore, nuk ka asnjë mënyrë “perfekte” për të fjetur.
Megjithatë ka pozicione më të mira dhe më të këqija që ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe në shëndetin tuaj.
Por sa e keqe është në të vërtetë të flesh përmbysur? Më poshtë mund të lexoni përgjigjen dhe të mësoni se çfarë mund të bëni për këtë.
Mund të shkaktojë dhimbje në qafë
Sipas specialistëve ky është padyshim pozicioni më i keq i gjumit sepse shkakton disa dhimbje mjaft të këqija veçanërisht në qafë. Shpesh, kur njerëzit flenë në bark, qafa e tyre ngrihet shumë lart. Plus, qafa është e përdredhur në njërën anë gjatë gjithë mbrëmjes. Si rezultat, shumë njerëz përjetojnë dhimbje qafe në mëngjes.
Mund të tendosi pjesën e poshtme të shpinës
Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës është një tjetër shqetësim i zakonshëm tek personat që flenë në këtë pozicion. Ky pozicion ushtron presion tek nyjet në shpinë dhe në pjesën e poshtme të saj. Njëkohësisht nuk është e mundur të mbash shtyllën kurrizore siç duhet. Gjumi i vazhdueshëm në bark mund të çojë në parehati ose dhimbje për periudha afatgjata, shkruan AgroWeb.
Ju bën të lëvizni më tepër
Ata që flenë në bark janë shpesh ata që lëvizin më shumë gjatë natës, thonë ekspertët. Fjetja me fytyrë poshtë ngjesh nyjet në qafë dhe shpinë dhe mund të shkaktojë mpirje të krahëve. Për shkak të këtyre shqetësimeve, këta persona priren të lëvizin ose të dridhen më shpesh gjatë natës, duke shkaktuar ndërprerje të gjumit. Dhe mungesa e gjumit cilësor lidhet me të gjitha llojet e efekteve negative shëndetësore, si mbipesha dhe presioni i lartë i gjakut.
Mund të përkeqësojë refluksin e acidit
Kur qëndroni në këmbë ose uleni drejt, graviteti ndihmon në parandalimin e rritjes së acidit të stomakut, që kalon më pas në fyt. Por kur shtriheni, graviteti nuk ju ndihmon më. Kjo bën që acidi të ngrihet më lehtë dhe të prishë gjumin tuaj.
Sa e keqe është fjetja në këtë pozicion?
Edhe pse nuk ka asnjë pozicion të përsosur, fjetja në bark është padyshim më i keqi për arsyet e sipër përmendura. Ndërsa pozicioni më i mirë i fjetjes është ai në shpinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta