LAJMI I FUNDIT:

Bleu gjërat për një javë në supermarket, britanikja i vendosi në bagazhin e makinës së një të panjohuri – e kuptoi vetëm kur shkoi në shtëpi

Bleu gjërat për një javë në supermarket, britanikja i vendosi në bagazhin e makinës së një të panjohuri – e kuptoi vetëm kur shkoi në shtëpi

Të gjithë kemi pasur ndonjë moment të keq në supermarket, por sprova e një gruaje me siguri do të ishte renditur si më e keqja, po të mos ishin veprimet dashamirëse të një të panjohuri.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Sarah Cowan, 48 vjeçe, e cila kishte vizituar dyqanin e saj lokal në Dumfries në Skoci, pas një dite të gjatë në punë ku bleu gjëra në vlerë prej 75 funtesh.


Por problemi ishte se, vetura ku ajo i vendosi ato, nuk ishte i saj.

Dhe një gjë të tillë e kuptoi vetëm kur mbërriti në shtëpinë e saj, ku ajo u trondit kur zbuloi se bagazhi i saj ishte bosh dhe se mallrat e saj ishin vendosur në pjesën e pasme të një tjetër Nissan Qashqai.

Sarah ngarkoi bagazhin e një Nissan Qashqai të argjendtë dhe më pas e ktheu karrocën e saj në supermarket përpara se të shkonte në shtëpi.

E tmerruar, nëna e një fëmije kuptoi se përveç blerjeve, ajo kishte vendosur edhe çantën e saj, me vlerë 250 funte, gjithashtu në bagazhin e gabuar të makinës.

Ajo mendon se gabimi ka ndodhur pasi ajo kishte parkuar pranë të njëjtit model të makinës së saj.

Por çuditërisht, Sara ishte në gjendje të gjente gjërat e saj dhe çantën kur supermarketi konfirmoi se ato ishin kthyer.

Dhe tani, Sarah, e cila punon në një hotel, thotë se dëshiron të falënderojë shoferin e ndershëm që i ktheu gjërat e blera.

Ajo tha: “Ishte një surprizë kaq e bukur, nuk mund ta besoja që dikush i kishte dorëzuar. Kjo thjesht tregon se ka disa njerëz të mirë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
E dinë

E dinë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Kalo në kategori