LAJMI I FUNDIT:

ASH: Edhe një vendim skandaloz nga Gjykata, Kamçevi e ka blerë lirinë

ASH: Edhe një vendim skandaloz nga Gjykata, Kamçevi e ka blerë lirinë

Edhe një vendim skandaloz nga Gjykata e Apelit- Shkup- kështu e komenton Aleanca për Shqiptarët shfuqizimin e paraburgimit për biznesmenin Orce Kamçev. Sipas Aleancës, Kamçevi e ka blerë lirinë.

Përgjigjet e vërteta për të gjitha çështjet lidhur me gjyqësorin duhet të kërkohen nga kryeministri në largim Zoran Zaev, shprehen nga OBRM-PDUKM-ja.

“Vendimi i këtillë është në kuadër të punës së gjyqësorit dhe prokurorisë. Nga dëshmia e babait të Bojan Jovanovskit, Mile Jovanovski, pamë se njerëzit janë futur dhe janë nxjerrë nga paraburgimi, janë porositur aktakuza dhe janë tërhequr aktakuza gjithashtu me porosinë e Zoran Zaevit. Pra vetëm me porosi të Zaevit”- tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i OBRM-PDUM-së.


Kamçevit iu përcaktua paraburgimi në muajin mars pas njohurive të Agjencisë për Siguri Kombëtare se ka përgatitur arratisje. Pas 10 muajve në paraburgim për rastin “Parcelat në Vodno”, Apeli ia pranoi garancinë.