LAJMI I FUNDIT:

“Variety” parashikon Yllka Gashin në listën e ngushtë të nominimeve për aktoren më të mirë në BAFTA 2022

“Variety” parashikon Yllka Gashin në listën e ngushtë të nominimeve për aktoren më të mirë në BAFTA 2022
Foto: Semnici/Instagram

Plot 264 filma kanë aplikuar për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve BAFTA, me pesë vende të disponueshme për t’u nominuar për çmimin kryesor, “Filmi më i mirë”.

BAFTA vazhdon të bëjë një përpjekje të ndërgjegjshme për të zgjeruar rrjetën e saj për diversitetin, si brenda anëtarësisë së saj, ashtu edhe filmave që nderon.


Raundi i parë i votimit për çmimet BAFTA u mbyll të hënën e 3 janarit.

Akademia Britanike do të njoftojë listën e saj të gjatë në të gjitha kategoritë më 12 janar.

Propozimet zyrtare të BAFTA-s do të njoftohen më 3 shkurt. Ndërkohë mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve është planifikuar të mbahet më 13 mars.

Mediumi i famshëm ndërkombëtar, Variety, i cili vëmendjen më të madhe të shkrimeve dhe artikutj e bazon në kinematografi, ka sjell parashikimet për listat e ngushta të nominimeve.

Pjesë e parashikimeve të tyre është aktorja Yllka Gashi në listë për çmimin “Aktorja më e mirë”, pas performancës së saj mbresëlënëse në filmin “Zgjoi”.

Kjo është lista e ngushtë prej 15 aktoreve në parashikimin e Variety-t për çmimin “Aktorja e vitit” në BAFTA 2021:

Niamh Algar (“Censor”)
Emilia Jones (“CODA”)
Jessica Chastain (“The Eyes of Tammy Faye”)
Yllka Gashi (“Hive”)
Lady Gaga (“House of Gucci”)
Jodie Comer (“The Last Duel”)
Alana Haim (“Licorice Pizza”)
Olivia Colman (“The Lost Daughter”)
Penelope Cruz (“Parallel Mothers”)
Tessa Thompson (“Passing”)
Kristen Stewart (“Spencer”)
Jasmine Batchelor (“The Surrogate”)
Frances McDormand (“The Tragedy of Macbeth”)
Rachel Zegler (“West Side Story”). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori