LAJMI I FUNDIT:

Mansory ka një G-Class të ri ‘brutal’, që zhvillon 900 kuaj/fuqi

Mansory ka një G-Class të ri ‘brutal’, që zhvillon 900 kuaj/fuqi

Një përbindësh i ri me maskën e një Mercedes G-Class ka mbërritur nga punishtja e Mansory.

Mansory është i njohur për modifikimet ekstreme të disa prej makinave më luksoze në botë, por entuziastët e makinave me katër rrota ndonjëherë e kanë të vështirë të “vlerësojnë” atë që bën akorduesi gjerman.

Pikërisht kur duket se i kemi parë të gjitha, Mansory ka përgatitur një krijim të ri “të egër” si surprizë për Vitin e Ri.


Ky është një version i ri Mansory i G-Class, i quajtur Mercedes-AMG G63 P900 Limited Edition 50th Emiratet e Bashkuara Arabe nga Mansory.

Siç sugjeron emri, është një version i kufizuar i modelit të akorduar Mercedes-AMG G63 të përgatitur posaçërisht për Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me vendim të Sheik Khalifa bin Zayed Al Nahyan, Emiratet festojnë 50-vjetorin e themelimit të tyre dhe festimi zgjat nga 6 prilli 2021 deri më 31 mars 2022.

Ky është modeli i dytë Mansory i bërë për të njëjtin rast, dhe i pari është Rolls-Royc Cullinan. /Telegrafi/