LAJMI I FUNDIT:

Automjeti del nga rruga Gostivar – Kërçovë, tre të lënduar

Automjeti del nga rruga Gostivar – Kërçovë, tre të lënduar
Foto: Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gostivar – Kërçovë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur kur automjeti “Audi” e drejtuar nga B.D (27) nga Gostivar ka dalë jashtë rrugës.


Në aksident me lëndime të rënda trupore ka përfunduar bashkëudhëtari M.B (26), ndërsa me lëndime kanë marrë edhe A.J dhe J.J që janë konstatuar në spitalin e Gostivarit.

Ekipi policor bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes për të vërtetuar arsyet e aksidentit./Telegrafi/