Qeni Molos (qeni i stanit, qen kopeje), njihet që në lashtësi me këtë emër i marrë nga vet fisi i Molosëve (Janina e sotme, Çamëri, Epir) të cilët ishin të parët që e mbarështuan këtë racë antike. Qeni Molos është një qen trupmadh, muskuloz me qime të ashpër dhe shikim të frikshëm, kryesisht ngjyrë e bardhë, por dhe e murrme, e zezë, e kuqe dhe balo (me lara).
Gjëja e parë që bie në sy te kjo racë është koka e madhe dhe karakteri shumë i ashpër me bishat e egra dhe shumë besnik me të zotin.
Shumë historianë të antikitetit na njohin me këtë racë, shumë të famshme në atë kohë. Çdo historian i antikitetit që kalonte në ato vise, do t’i binte padyshim në sy kjo racë fisnike dhe madhështore. Për këtë shprehen shumë historian si Aleksi, Alkiforni, Apolodori, Aristofani, Horaci, Virgjili, Diogjeni etj.
Aristoteli thekson se qeni Molos ishte i barabartë me bishat, për sa i përket trimërisë dhe forcës. Herodoti tek përvijon luftën midis fiseve Pellazge-Ilire dhe Perintasve-Trakas, ndalet në një hollësi: u ndeshën burrë me burrë, kalë me kalë, qen me qen.
Duke ju referuar Aristofanit, F.Engelsi shkruan ne 1884: Aristofani përmend qentë Molos në veprën “Gratë në festën e tesmoforive”, të cilët mbanin për të trembur ata që donin të shkelnin besnikërinë bashkëshortore.
Një udhëtar anonim, duke kaluar nëpër Shqipëri më 1308 ,ka shënuar në latinisht, me sa duket për qentë Molos, që mbaheshin ne atë kohë si roje stani: qentë këtu janë shumë të mëdhenj, dhe kaq të egër sa mundin dhe luanët.
Në mesjetën e hershme për qen të këtij lloji kemi gojëdhëna dhe shënime nga Kanuni i Labërisë (përshkruhen llojet e qenve njësoj si i përshkruanin autorët antik, qen të shtrirë në territorin e Shqipërisë së Jugut, sipas llojit të funksioneve, dhe kodin etik të qenit…).
Qentë Molos janë përdorur gjerësisht dhe në luftë nga Aleksandri i Madh dhe më pas nga Pirro i Epirit. Aleksandër Molosi, mbret i fisit Molos, vëllai i Olipmisë nënës së Aleksandrit të Madh, i bëri dhuratë nipit të tij Aleksandrit një qen të tillë Molos. Aleksandri i Madh e përdori në shumë luftime me luan, arinj, elefant, derra të egër. Kjo forcë e Molosit ra në sy të Aleksandrit, dhe ai vendosi ti përdor dhe në luftë, ku u formua një batalion me 500 qen Molos të pajisur me armaturë mbrojtëse dhe gjemba të hekurt, të vendosur rreth shpatullave dhe në gjoks për të dëmtuar kundërshtarin. Qeni Molos personal i Aleksandrit quhej Peritas, kur Aleksandri ishte në luftë për të pushtuar Azinë. Peritasi i shpëtoj jetën nga një elefant ,dhe për nder të tij Aleksandri i vuri emrin Peritas një qyteti në Azi. Nami i tij u përhap aq shume saqë ,pothuajse gjithë Epiri dhe gjithë Jugu i Shqipërisë së sotme përdornin këtë racë si ruajtës bagëtish dhe banesash. Faktet janë dhe tek këngët që populli i ka kënduar kësaj race.
“Erdh andartët në Voshtinë/Vran e bën lemerinë. Të parin vran Alinë/ Në mal tek kish bagëtinë. Kur u dëgjua martinë/zun qent e po lihnë/ Beleci këput zinxhirë/Kur pa të zotin shtrir. Dy andart seç ka grirë/mori hak per Alinë/ Me vrap erdhë 4 andarë/ edhe Belecin e vran. I shkreti se çu hoq zvarrë/U shtri tek i zoti mbanë.O Belec more luan/s’le ujk e ari në mal. Sot Aliut more haknë/Aliu shpirti pa dal/Amanet i la dy fjalë. Ne rraponjë tek me vranë/Aty ma bëni varrë/ Belecin ma vini mbanë/ se atë e kam si djalë/Se ai ma mori haknë”.
Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1949, në Voshtinë të Gjirokastrës dhe na tregon se në vazhdimësi qeni jon Molos ishte tepër i rëndësishëm në jetën e përditshme, baritore dhe më gjerë. Sot shumë raca kanë prejardhjen nga qeni jon Molos. Kjo kategori qensh quhet molosoid.
Ne ditët e sotme, kjo racë gjendet akoma në zonat më të thella të Shqipërisë së Jugut dhe atë të Veriut, më së shumti në rrethet Skrapar, Përmet, Korçë, Gramsh. Në Veri gjendet në Mirditë, Lumë dhe në zona të tjera ku blegtoria është më e shumtë dhe vet kërkesa për punë, zona e thellë malore e ka ruajtur këtë racë antike.
Kjo racë është akoma prezente por në një numër shumë të vogël, themi numër të vogël sepse hyrjet e racave nga jashtë kufirit pas viteve 1990 ishin të shumta. Numri i bagëtive ra ndjeshëm dhe kështu numri i Molosëve të pastër.
Qentë Molos janë trup mëdhenj, lartësia në shpatull tek meshkujt është nga 65 cm – 73 cm ,dhe peshë trupore nga 43-60 kg .
Dhe në ditët e sotme në shumë raste, ata kanë shpëtuar jetën e barinjve nga ariu, dhe çdo ditë shpëtojnë jetën e bagëtive nga ujku, çakalli, ariu, duke arritur deri në vetëmohim.
Këta qen janë pasardhës te drejtpërdrejt të Molosit antik.
Pas mbarështimeve nga barinjtë gjatë gjithë këtyre viteve, në 10 vitet e fundit ka filluar mbarështimi kinologjik nga “Shoqata Molosi Ilir”./Aleksander Llaçaj/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Pse e sheh në ëndërr ish-të dashurin?
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit