Ministria e Mbrojtjes e kënaqur nga viti 2021 – RMV u bë anëtare e plotë e NATO-së
Mbrojtja dhe Armata në vitin 2021 kanë pasur rezultate të rëndësishme në planin e rrumbullaksimit të procesit integrues në NATO, reformat dhe përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Armatës, zhvillimin e kapaciteteve të armatës dhe ripërtëritjen e Armatës.
Maqedonia e Veriut në vitin 2021 është bërë vend-anëtar i Aleancës, e cila është plotësisht e integruar në NATO, proces që e kemi përfunduar në kohë rekorde, vetëm 19 muaj pas anëtarësimit të plotfuqishëm. Qielli ynë është kyçur në sistemin për patrullim ajror në NATO me çka e kemi përforcuar sovranitetin edhe në tokë edhe në ajër.
Armata është institucion me besim më të madh tek qytetarët, sepse edhe në periudhën e pandemisë edhe në periudhën kur në shtet kishte zjarre, pjesëtarët e Armatës ishin plotësisht të angazhuara që t’i mbrojnë qytetarët dhe shtetin.
Siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes shënohen suksese edhe në Armatë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është vendosur sistem për furnizim të pajisjes bazë, i cili ka dhënë rezultate dhe ka mundësuar që çdo pjesëtar i Armatës të ketë nga dy uniforma, dy ketë çizme, pajisje sportive, në Armatë të ketë pajisje të re për alipinizëm. Është vendosur edhe një pilot program i ri për ushqim falas për çdo pjesëtar të Armatës
Sa i përket zhvillimit të infrastrukturës së Armatës, janë hedhur hapat e parë për zhvillimin e eko-mbrojtjes. “Krivollak” u bë me infrastrukturë të re rrugore dhe me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë dhe aleatëve, SHBA-ja dhe ambiente të reja stërvitore që ishin një tjetër kontribut për faktin se ky poligon është vërtet gjithëpërfshirës dhe unik në Aleancë.
Fokusi në vitin 2021 është në rinovimin e Armatës. Në vitin 2021, janë pranuar 300 ushtarë të rinj profesionistë dhe për herë të parë në më shumë se një dekadë, Armata u bë me 190 nënoficerë të rinj që janë shtylla e saj. Pjesëtarëve të Armatës, veçanërisht atyre që janë pjesë e Batalionit të lehtë të këmbësorisë, iu dha mundësia të stërviteshin me trupat më të mira amerikane nga Brigada e Ndihmës së Sigurisë.
“Mbrojtja mbeti në vend të parë në transparencën ndaj qytetarëve tanë, këtë herë me 100 për qind të kritereve të përmbushura, të cilat konfirmuan prioritetin tonë për të qenë të hapur dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Në të njëjtën kohë, miratuam Planin e ri të Integritetit 2021 – 2024, i cili është një nga politikat kyçe antikorrupsion dhe një mjet që lë zero hapësirë për korrupsion në mbrojtje”, njofton MM.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë