LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata e tretë Moto Razr vjen me këto përmirësime

Gjenerata e tretë Moto Razr vjen me këto përmirësime

Së bashku me iPhone, Razr është ndoshta një nga markat më të njohura të telefonave. Gjenerata e tretë është në përgatitje.

Motorola ishte një nga liderët në valën e telefonave fleksibël/rrotullues, kur riktheu markën legjendare në formën e telefonave Moto Razr dhe Razr 5G.


Tani presidenti i kompanisë Lenovo theksoi se në Razr-in e tretë po punohet, por në mënyrë ‘sekrete’. Njoftimi sugjeron se telefoni do të ketë një procesor dhe ndërfaqe më të mirë, si dhe një dizajn paksa të ndryshuar.

Të dy modelet e mëparshme kishin pajisje të rangut të mesëm, me një çmim jashtëzakonisht të lartë dhe të gjithë shpresojnë që të mos jetë kështu me modelin e gjeneratës së tretë Moto Razr.

Razr-i i parë modern kishte një çmim fillestar prej 1499 dollarë, ndërsa gjenerata e dytë ishte pak më e lirë (1399 dollarë, me një ulje të mëvonshme në 800 dollarë).

Që atëherë, Samsung ka qenë ai që dominon tregun e telefonave fleksibël.

Sugjerohet që gjenerata e tretë Razr mund të debutojë fillimisht në Kinë dhe më shumë informacion mund të merret gjatë CES 2022. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më shumë foto që shfaqin dallimet midis iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro

Më shumë foto që shfaqin dallimet midis iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro

Teknologji
Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Teknologji
Ju ka lodhur Google Chrome, ja si mund ta ndryshoni atë në telefonin tuaj

Ju ka lodhur Google Chrome, ja si mund ta ndryshoni atë në telefonin tuaj

Teknologji
Elon Musk “përplaset” me shefin e AI të Meta-s pas përpjekjeve për të rekrutuar punëtorë për xAI

Elon Musk “përplaset” me shefin e AI të Meta-s pas përpjekjeve për të rekrutuar punëtorë për xAI

Teknologji
Çmimet e Samsung Galaxy F55 shfaqen përpara lansimit

Çmimet e Samsung Galaxy F55 shfaqen përpara lansimit

Teknologji

"Askush nga ne nuk do të ketë punë shkaku i AI", Musk tregon se cili skenar duhet të realizohet për të ndodhur

Teknologji
Kalo në kategori