LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon anulimin e vendimit të Shilegovit për emrat e rrugëve në Shkup

OBRM-PDUKM kërkon anulimin e vendimit të Shilegovit për emrat e rrugëve në Shkup

Me propozim të këshilltares nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Marija Andonovska, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të tretë me 24 vota “për” dhe 19 ”kundër” në rend të ditës e shtoi edhe pikën për “Vendimin për shfuqizimin e vendimit për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit”.

“Ky është vendim, që u miratua nga përbërja paraprake dhe para zgjedhjeve dhe kjo gërshetohet me procedurat e caktuara ligjore dhe e njëjta u ngujua në regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë. Përveç asaj se u miratua në mënyrë joadekuate dhe në kohë joadekuate, sipas informatave me të cilat disponojmë, i njëjti ka edhe një sërë parregullsish, të a.q. paqartësi dhe mungon dokumentacion i caktuar për këtë vendim. Prej këtyre shkaqeve kërkoj që ky rend i ditës të plotësohet dhe me këtë pikë nëse mund të përmirësohen të gjitha parregullsitë në marrjen e vendimeve dhe procedurat e vendimit tanimë të marrë”, tha këshilltarja Andonovska.

Në këtë propozim reagoi ish kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Lubica Jançeva nga LSDM-ja, e cila kërkoi votim nominal për këtë propozim për ndryshim të rendit të ditës.


“Fillimisht kam vërejtje pasi nuk është kërkuar urgjencë, pasi është pikë urgjente. E dyta me Vendimin për shfuqizimin e vendimit nuk shfuqizohet vendimi për emra të rrugëve, kjo është shkelje e rregullores, kjo duhet t’i ceket kryetarit”, tha këshilltarja Jançeva.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori