LAJMI I FUNDIT:

Po pushonte në shtrat, shembet tavani i dhomës – vietnamezit i bien panelet mbi kokë dhe shpëton mrekullisht

Po pushonte në shtrat, shembet tavani i dhomës – vietnamezit i bien panelet mbi kokë dhe shpëton mrekullisht

Ky është momenti rrëqethës kur shembet tavani mbi kokën e një burri, që në ato momente po pushonte në shtrat.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur në Hanoi të Vietnamit, brenda një sallon ondulimi shembet tavani dhe bie mbi kokën e burrit, transmeton Telegrafi.


Në shikim të parë duket sikur burri zhduket, por disa sekonda më vonë ai shihet i mbuluar me disa panele të bardha.

Gruaja e burrit që e pësoi nga shembja e tavanit ka postuar videon me mbishkrimin: “Bashkëshorti im po qëndronte ulur kur tavani u shemb. Për fat të mirë askush nuk është lënduar”. /Telegrafi/