LAJMI I FUNDIT:

Bugatti kundër bolidit F1

Bugatti kundër bolidit F1

Në garën e “drag race” mes Bugatti dhe bolidit të Red Bull nga F1, Bugatti Chiron është i mbushur me teknologji tejet të avancuar – e të njëjtën kohë mbetet besnik zgjedhjeve konvencionale sa i përket fuqisë motorike.

Është një prej përfaqësuesve të gardës së vjetër, që ngadalë po debuton në mes të pasardhësve elektrik, transmeton Telegrafi.

Në “zemër” të këtij modeli tejet të fuqishëm, gjendet motori prej 9 litrave me 16 cilindra me benzinë që prodhon 1.500 kuaj-fuqi.


Ai është i lidhur me ndërruesin automatik që bartë fuqinë në të katër rrotat.

E kundërshtari i tij në garën e “drag race” ka qenë bolidi i Red Bull nga Formula 1, por jo versioni i kampionit të sivjetmë – por një model më i vjetër. /Telegrafi/