Bugatti Chiron është plot me teknologji moderne, por në të njëjtën kohë mbetet besnik ndaj zgjidhjeve konvencionale të sistemit të shtytjes.
Ai është një nga përfaqësuesit e fundit të gardës së vjetër, e cila dalëngadalë po ua lë vendin trashëgimtarëve elektrikë. Në zemër të këtij modeli të jashtëzakonshëm është motori me benzinë me tetë litra, 16 cilindra, i cili prodhon 1500 kuaj fuqi dhe 1600 Nm. Ai është i lidhur me një transmision automatik që e transmeton këtë potencial të madh në të katër rrotat.
Sipas të dhënave të fabrikës, Bugatti Chiron në kushte optimale mund të arrijë 100 km/h në 2.5 sekonda dhe të zhvillojë një shpejtësi maksimale prej 420 km/h, kështu që mund të përputhet vetëm me disa modele konvencionale, si Koenigsegg Regera dhe Hennessey Venom GT.
Se për çfarë makine bëhet fjalë, tregon më së miri kjo video e realizuar në një autostradë në Gjermani, e cila tregon Chiron-in e fuqishëm duke përshpejtuar. Është e frikshme, sepse matësi e kap shpejtësinë maksimale 414 km/orë.
Ajo që është më e habitshme është se pas 300 km / orë, makina nuk humbet fuqinë ndërsa shigjeta e shpejtësisë vazhdon të lëvizë shpejt.
Edhe pse testi është kryer në një nga pjesët më të mira të autostradës me tre korsi, në një rrugë të gjatë (rreth 10 km), duhet theksuar se kjo shpejtësi në rrugët publike, edhe në kushte të trafikut të ulët, nuk është aspak e sigurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Tesla e paditi Teslën
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City