LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës kërkon ndryshimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës kërkon ndryshimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione po diskuton për vendimet e gjykatave në trajtimin e rasteve në baza gjinore dhe dhunë në familje.

Para anëtarëve të komisionit ka raportuar Qerim Ademaj nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i cili ka folur edhe për rastin e Gjilanit dhe Pejës ku gjyqtarët kishin marrë vendime për dhunim.

Sipas tij, është e nevojshme që të ndryshohet Ligji për përgjegjësinë disiplinore që Këshilli të marrë vendime dhe të iniciojë raste.


“Këshilli nuk ka mundësi që të hap rast. Është mirë që ndoshta të rishikohet ligji për disiplinimin e gjyqtarëve dhe për të iniciuar raste. Mbi këtë bazë ne kemi pengesa që të iniciojmë raste se nuk kemi baza ligjore”, tha Ademaj, transmeton KP.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci theksoi se nuk është vetëm gjuha e përdorur por edhe impakti që ka te viktimat. Sipas saj, në këtë formë po krijohet mos-besim në gjyqësorin e Kosovës.

“Kur ju jeni të vetëdijshëm që një ligj në fuqi ju krijohet barrë për punën që ju duhet të kryeni, ju duheni në vazhdimësi të bëni presion mbi institucionet. Është tepër me rëndësi që këto çështje t’i trajtoni. Ky ligj ju kufizon juve në punën që e bëni”, tha ajo.

Derisa ka folur për rastet në Pejë dhe Gjilan, deputetja Tinka Kurti ka pyetur se nëse ndonjëherë gjyqësori ka bërë kërkesë për trajnime të gjyqtarëve në Akademinë e Drejtësisë.

“Gjyqtarja Florije Zatriqi është suspenduar, nuk është shkarkuar. Çfarëdo gjuhe e papërshtatshme në marrjen e vendimit është e papranueshme për Këshillin Gjyqësor të Kosovës… Në kuadër të Këshillit Gjyqësor është komisioni për vlerësimin e perfomancës për tre vjet, dhe nëse konstaton se ka nevojë për trajnim i rekomandon Akademisë”, ka thënë ai.

Edhe anëtarja e pozitës, Fjolla Ujkani theksoi se vendimet e fundit të disa gjyqtarëve kanë qenë të nivelit të ulët.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori