LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë dhe mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara

Maqedonia e Veriut dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë dhe mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Аmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kate Marie Byrnes, sot e nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacioneve të Klasifikuara.

Me Marrëveshjen e rregullohet mënyra e shkëmbimit të informacioneve të klasifikuara në sferën e punëve të jashtme, mbrojtjes, sigurisë, Sundimit të ligjit, shkencës, industrisë dhe teknologjisë, me çka përcaktohen masat dhe procedurat e nevojshme për mbrojtjen e tyre.

“Me nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacioneve të Klasifikuara, e pasurojmë kornizën kontraktuale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, që është edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe i mirëbesimit që mbizotëron mes dy vendeve mike. Si partnerë strategjikë dhe aleatë të NATO-s, mbetemi të përkushtuar në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në drejtim të arritjes së stabilitetit afatgjatë, demokratizimit dhe prosperitetit të vendit dhe rajonit”, theksoi Osmani.


Ambasadorja Byrnes porositi se siguria varet nga shkëmbimi efektiv i informacioneve.

“Kjo Marrëveshje e përmirëson këtë komunikim vital ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo paraqet edhe një kthesë në forcimin e bashkëpunimit si partnerë dhe aleatë të NATO-s dhe në punën drejt një të ardhmeje më të sigurt, më produktive për të gjithë”, theksoi Byrnes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Kalo në kategori