LAJMI I FUNDIT:

Janë bërë të pariparueshme, rreth 122 vetura Chevrolet Corvette C8 të reja do “nxirren nga tregu” pas tornadove në Kentucky

Janë bërë të pariparueshme, rreth 122 vetura Chevrolet Corvette C8 të reja do “nxirren nga tregu” pas tornadove në Kentucky

Inspektorët e General Motors janë ende duke ekzaminuar pasojat nga dëmtimi i tornados dhe zjarrit në fabrikën që prodhon Chevrolet Corvette C8 në Bowling Green, Kentucky.

Sipas autoriteteve, raportet e para tregojnë se rreth 122 njësi të Corvette 2022 brenda fabrikës janë dëmtuar përtej riparimit, përcjell Telegrafi.

Kështu, GM do të kontaktojë me tregtarët për klientët e prekur dhe do t’u bëjë të ditur tregtarëve që të riparaqesin porositë e tyre.


Dhe me sa duket, ato porosi të ribëra do të kenë përparësi kur linjat e prodhimit të rihapen këtë javë.

Por numri i veturave që nuk do të riparohen më mund të rritet pasi që jashtë objektit thuhet se kishte vetura të parkuara për transport që ende po kontrollohen për dëmtime. /Telegrafi/