LAJMI I FUNDIT:

Tjetër ndryshim në dokumentarin “Estetika me Krenarin”, episodi i dytë sjell zgjidhjen e problemit me akne të Elenës

Tjetër ndryshim në dokumentarin “Estetika me Krenarin”, episodi i dytë sjell zgjidhjen e problemit me akne të Elenës
Foto: Estetika me Krenarin/YouTube

Është transmetuar tashmë episodi i dytë i dokumentarit “Estetika me Krenarin”.

I titulluar “Më nuk më lënë përshtypje shikimet e të tjerëve”, episodi i kësaj jave i është dedikuar Elenës – një vajze të re nga Peja e cila ka pasur probleme me aknet.

Episodi nisi me rrëfimin e Elenës, me vështirësitë që kishte hasur gjatë kohës sa ishte në studime, ku shikohej nga të tjerët me një sy tjetër.


Foto: Estetika me Krenarin/YouTube

Pasi tregoi problemet e saj, Marigona dhe Krenari zhvilluan një bisedë në ordinancën “Esthetica”, ku pas kryerjes së analizave paraprake të pacientes, ajo u dërgua për trajtim te doktoresha Shqiponja Bajraktari Ponosheci.

Foto: Estetika me Krenarin/YouTube

Zana Baruti Gafurri – biokimiste tregoi rezultatin e analizave në laborator, ku kryesisht të gjitha ekzaminimet tregonin se gjendja e Elenës ishte e mirë nga ana shëndetësore.

Foto: Estetika me Krenarin/YouTube

Pas kësaj, pacientja nga Peja kreu trajtimet ‘Alma Harmony XL PRO’ për pastrimin e fytyrës, Dye – VL – ‘Baby Face’ dhe Tixel.

Pas katër javësh, Elenës vetëm fillojnë t’i shihen rezultatet në fytyrë, teksa pas 25 javësh ajo mund të shihet me një lëkurë krejtësisht të re dhe të pastër në fytyrë.

Foto: Estetika me Krenarin/YouTube

Përgjatë trajtimit, Ass. Msc. Krenar Dobroshi, sugjeroi të gjithë shikuesit e “Estetika me Krenarin” që kanë probleme me aknet, që të bëjnë kujdes në ushqim dhe përdorimin e produkteve kozmetike.

“Estetika me Krenarin” është emision i cili transmetohet çdo të diel në ora 15:00 në RTV Dukagjini, me përcjellje nga portali Telegrafi.

Në trend Magazina

Më shumë
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori