LAJMI I FUNDIT:

Kur një shkëmb gjigant ra në shtëpinë e tyre në Wisconsin, pronarët e shitën – ata që e blenë e shndërruan në një atraksion turistik

Kur një shkëmb gjigant ra në shtëpinë e tyre në Wisconsin, pronarët e shitën – ata që e blenë e shndërruan në një atraksion turistik

Në pranverën e vitit 1995, shtëpia në 440 North Shore Drive në Fountain City, Wisconsin – SHBA, ishte vetëm një shtëpi tipike familjare.

Por nga fundi i verës, një fatkeqësi e frikshme gjeologjike e kishte kthyer atë në një atraksion turistik të quajtur “Guri në Shtëpi” – dhe ende po tërheq udhëtarët kuriozë sot, përcjell Telegrafi.


Ata vijnë nga e gjithë SHBA-ja dhe bota më gjerë për të parë gurin e lartë që “grisi” pjesën e pasme të shtëpisë – dhe që nuk është zhvendosur kurrë.

Shkëmbi ra përmes një kodre dhe u përplas në murin e pasmë të shtëpisë, duke u ndalur në gjysmë të rrugës në dhomën kryesore të gjumit.

Një dëshmitar okular u tha gazetave lokale se ai dëgjoi një ‘zhurmë si të trenit’ përpara se guri të godiste shtëpinë.

Pronarët, Maxine dhe Dwight Anderson ishin brenda në shtëpi në atë kohë – Maxine ishte në dhomën e gjumit – por të dy mundën t’i shpëtonin goditjes të palënduar.

Megjithatë, përvoja e tronditi çiftin aq keq sa u larguan nga shtëpia – të cilën sapo kishin përfunduar me rinovimin – menjëherë dhe e nxorën në shitje një muaj më vonë.

Një çift tjetër vendas, John dhe Frances Burt blenë shtëpinë, me gurin ende në vend.

Dhe në vend që të hiqnin shkëmbin gjigant, ata vendosën ta hapnin pronën si një vend turistik. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Gruaja e miliarderit, cullak në rrugë (Video, +18)

Gruaja e miliarderit, cullak në rrugë (Video, +18)

Fun
E dinë

E dinë

Autoritetet në Itali transportojnë lopën me helikopter pasi përfundoi në një anë të liqenit

Autoritetet në Itali transportojnë lopën me helikopter pasi përfundoi në një anë të liqenit

Interesante
Vjehrra

Vjehrra

Kalo në kategori