Akuzat e ndërsjella midis Rusisë dhe Ukrainës janë rritur. Moska kërcënon Ukrainën, e cila po përjeton situatë të rrezikshme. Qartësisht e lexueshme kjo. Në të njëjtën kohë, zgjatimi i këtyre kërcënimeve kërkon edhe më tej të prekë Evropën me forma të tjera presioni. Kështu, furnizimi me gaz i Evropës është ndër kartat apo instrument i preferuar që ajo t’i bjerë Rusisë në gjunjë dhe për t’u qëndruar evropianëve si shpata e Demokleut. Trupa dhe armë të rënda ruse, si edhe më parë, vazhdojnë të qëndrojnë e të mos tërhiqen në kufirin me Ukrainën.
Çuditërisht, këtij fuqizimi i vjen në ndihmë dhe nxitja e tensioneve në vatra të tjera, si në rajonin e Ballkanit, në ballë të të cilave nacionalizmi serb ka forcuar agresivitetin e tij, me krahët e mbështetur te Rusia. Edhe përmes një retorike agresive, kërkohet t’i jepet mësim Ukrainës dhe presidentit të saj, Volodymyr Zelensky dhe, me këtë rast, edhe të tjerëve, për t’i ndenjur larg Rusisë së Putinit dhe qëllimeve të mbrapshta të saj, që Ukrainës t’i merret sovraniteti, integrimi i saj territorial. Me të drejtë, zyrtarët e lartë ukrainas i druhen një pushtimi të mundshëm.
Ukraina nuk mund të lihet në duart e këtij agresiviteti, i motivuar ky, siç është e njohur qysh më parë, edhe në emër të mbrojtjes së rusëve që jetojnë në këtë vend. Por, mbi të gjitha, se, sipas Putinit, “Kievi dhe NATO kërcënojnë sigurinë e Rusisë”. Moska e vesh kështu cenimin e sovranitetit të Ukrainës dhe të vendeve të tjera përreth duke i dhënë vetes të drejtën e protektorit mbi to, paçka se bie ndesh me standardet ndërkombëtare dhe u shtron rrugën precedentëve të rrezikshëm. Nga ana tjetër, mundësia për anëtarësimin e Ukrainës në NATO e rrit nervozizmin e kreut të Rusisë, për të cilin ky anëtarësim përbën për Moskën “një vijë të kuqe”. Kjo, natyrisht, nuk është e papritur. Ajo të kujton marsin e vitit 2014, kur Rusia ndërhyri ushtarakisht në Krime, u bë aneksimi i saj dhe u rrit agresiviteti i mëtejshëm në pjesën lindore të Ukrainës. Ringjallja e të vdekurit, ish Bashkimit Sovjetik, me sa duket, vazhdon të jetë synim, që nuk bie në gjumë, i Vladimir Putinit.
Problemi është që Bashkimi Evropian, shtetet evropiane në përgjithësi, të jenë më të pranishëm në Kiev dhe reagimi i tyre të mos i lihet spontanitetit. Aq më keq të heshtet apo të flitet me gjuhë të zvargur. Boris Johnson, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, i cili çdo veprim destabilizues kundër Ukrainës e sheh si gabim strategjik me pasoja tepër të rënda, në një bisedë telefonike të katër ditëve më parë me Vladimir Putinin, i ka shprehur atij shqetësimin e vet dhe të vendit të tij për qëndrimin rus ndaj Ukrainës, duke kërkuar ndërkohë një zgjidhje të shpejtë, Të njëjtën gjë kërkuan këto ditë dhe ministrat e jashtëm të G7-ës, ku bëjnë pjesë shtetet më të industrializuara.
Ajo çka duhet të theksojmë, për të penguar një agresion të mundshëm është: të folurit me një zë me partnerët evropianë dhe aleatët tanë transatlantikë, sikurse tërhoqi vëmendjen kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz. Pra, larg kakofonisë. Dhe në këtë kuadër – pa mbetur thjesht të paralajmërimet ndaj Rusisë. Dialogu, sigurisht, është i nevojshëm, por ai duhet të shoqërohet me veprime konkrete. Kontaktet diplomatike, sidomos ato në nivel të këtyre krerëve të shteteve me atë rus, do të ishin shumë të domosdoshme. Kjo nuk do të thotë të nënvleftësojmë dhe kontaktet diplomatike në nivele të tjera, por, në unison, dhe për një aktivizim më rezultativ të tyre në çtensionimin real të situatës dhe për t’i thënë “ndal” një agresioni të mundshëm.
Presionet politike dhe diplomatike janë shumë të rëndësishme për të ulur tensionet e ngritura dhe që mund të rriten edhe më në kufirin lindor të Ukrainës. Por, kjo nuk do të thotë që sanksionet e forta ekonomike të qëndrojnë larg tyre përballë këtij agresioni të pritshëm, për të mos shkuar më tej, në mbështetjen e nevojshme të forcave ukrainase. Fjala është për një impakt real në tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga kufiri me Ukrainën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/guardiola-780x439.png)
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
![Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/b_250207050-780x439.jpg)
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-28-780x439.jpg)
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër