Një këmbësor ka marrë lëndime trupore, pasi i njëjti sot pasdite është goditur nga një veturë në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, në fshatin Sekiraqë.
Aksidentin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00, në rrugën Podujevë-Prishtinë (në fshatin Sekiraqë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Në vendin e ngjarës kanë dalë hetuesit e trafikut rajonal, të cilët janë duke hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251