LAJMI I FUNDIT:

Mjeku indian i cili kreu 37 mijë intervenime kirurgjike pa pagesë tek fëmijët, ua riktheu shpresën për një jetë më të mirë

Mjeku indian i cili kreu 37 mijë intervenime kirurgjike pa pagesë tek fëmijët, ua riktheu shpresën për një jetë më të mirë

Një kirurg plastik nga India, që shumë e konsiderojnë super-hero të vërtetë, pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar duke kryer mbi 37 mijë operacione pa pagesë tek fëmijët – përkatësisht duke intervenuar tek çarjet e qiellzës dhe buzës.

Çarja e qiellzës dhe buzës janë “defekte” gjatë lindjes dhe rrallë shfaqen, kur goja e foshnjës apo buza nuk formohen siç duhet gjatë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

E këto shkaktojnë probleme të ndryshme, madje foshnjat nuk mund të thithin qumështin e nënës.


Këto probleme janë zgjidhur me ndihmën e kirurgjisë plastike, por këto procedura për fat të keq nuk janë të qasshme për familjet e varfra që më së shumti edhe kanë nevojë.

Në Indi, një kirurg plastik ka ndihmuar mijëra familje duke kryer “përmirësime” falas, dhe duke ju ofruar një jetë më të mirë dhjetëra mijëra fëmijëve.

I lindur në një familje të varfër në Waranasai në shtetin indian Utar Pradesh, dr. Sbod Kumar Sing është dashur të ballafaqohet me shumë sfida gjatë fëmijërisë, që edhe e frymëzuan të ndihmojë ata që kishin më së shumti nevojë.

Pasi humbi babanë, punonjësin e hekurudhave, kur ishte 13-vjeç, Subod dhe tre vëllezërit e tij të mëdhenj u detyruan ta mbajnë familjen duke shitur lule, sapunë e syze nëpër rrugë.

Vëllezërit e tij braktisën shkollën për ta mbajtur familjen, të kujdesen që ai do të vazhdojë studimet dhe të plotësoj ëndrrën që të bëhet mjek.

Edhe pse gjate studimeve ka kryer punë të ndryshme për ta ndihmuar familjen, King ka arritur të diplomohet në Institutin e Shkencave Medicinale, duke përfunduar studimet postdiplomike në kirurgji dhe specializoi për kirurgji plastike.

Kështu në vitin 2004 filloi një udhëtim pro bono, ku Sing kreu 37 mijë ndërhyrje kirurgjike (plastike) në fëmijë dhe të rritur.

Me ndihmën e Smajl Trejnit, gjithashtu arriti të trajnoj dhjetëra mjekë në mbarë Indinë që të kryejnë punën e tij – dhe shpreson që një ditë do të themelojë qendrën nacionale për operimin e qiellzës dhe buzës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori