LAJMI I FUNDIT:

KE: Siguria e gazetarëve, një çështje shqetësuese në Maqedoninë e Veriut

KE: Siguria e gazetarëve, një çështje shqetësuese në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia duhet të vazhdojë përpjekjet për t’u mundësuar gazetarëve dhe punonjësve në media siguri më të madhe gjatë kryerjes së punës së tyre. Në konkluzionet e Këshillit të Evropës, ndër të tjerat thuhet se:

“Këshilli i bën thirrje Maqedonisë së Veriut të vazhdojë me përpjekjet për forcimin e lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve.”- thuhet në Konkluzion e Këshillit të Evropës.

Në korrik të vitit 2021 ministria e Drejtësisë propozoi ndryshim-plotësim të Kodit Penal. Në kuadër të këtyre ndryshimeve parashikohet vendosja e gazetarëve dhe punëtorëve të tjerë në media në kategorinë e punonjësve të mbrojtur nga shteti, si avokatë, mjek, gjykatës, prokurorë e të tjerë. Kjo rrit edhe nivelin e dënimeve të cenuesit e lirisë së gazetarëve dhe punonjësve në media. Ndryshime bëhen në nenin 123, 139 dhe 144.


“Te vepra e vrasjes që është vepra e parë në pjesën e posaçme të Kodit Penal, neni 123. Në pikën 8 të atij paragrafi, të forma e kualifikuar dhe kur themi forma e kualifikuar është formë e rënduar, ku dënimi është më i lartë. Te vrasja e rëndomtë dënimi është 5 vjet, ndërsa te vrasja e kualifikuar dënimi është 10 vjet ose burg i përjetshëm. 02:51 Te pika 8 ku deri tani kane qenë avokat, apo punonjës të tjerë në detyra zyrtare, janë shtuar edhe gazetarët po punonjës të tjerë mediatik. 04:54 Mbrojtja do të jetë tashmë gjithëpërfshirëse, sepse kudo që ka situata të nxehta aty janë gjithmonë edhe gazetarët dhe meritojnë mbrojte. Nuk janë të pakta raste kur gazetarët pësojnë duke tentuar të informojnë.”- deklaroi Arta Bilalli- profesore e drejtësisë.

Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime në Kodin Penal në korrik hyri në Komisionin për çështje Evropiane ku u miratua si pikë e rëndit të ditës. Mirëpo procesi për miratimin e të njëjti nuk ka vazhduar më tutje, sepse në gusht Kuvendi nuk punoi, më pas ishin zgjedhjet lokale dhe dilemat me shumicën. Nga Komisioni për çështje Evropiane thonë se shqyrtimi i propozim ndryshimeve pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme. Në seancë plenari ligjet me flamur evropian duhet të miratohen brenda tre ditësh./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori