LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario në Twitch luan videolojën Call of Duty: Warzone

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario në Twitch luan videolojën Call of Duty: Warzone

Call of Duty: Warzone, është një videolojë shumë e popullarizuar që çdo ditë e më shumë po fiton vëmendjen e gejmerëve, e një prej emrave të mëdhenj është bërë pjesë e këtij komuniteti.

Fjala është për futbollistin legjendar nga Brazili, Ronald Nazario, i cili është lajmëruar në platformën Twitch ku luan videolojën Call of Duty Warzone, transmeton Telegrafi.


Ai ka krijuar një kanal të tij RonaldTV, në të cilin bën “streaming” dhe tregon aftësitë e tij në videolojën e kompanisë Activision, e gjithashtu publikon edhe klipe të ndryshme.

Braziliani aktualisht ka 260 mijë ndjekës. Në Twitch ngjashëm bëjnë edhe futbollistët e tjerë në mesin e të cilëve është Antoine Griezmann, Sergioe Aguero dhe plotë të tjerë. /Telegrafi/