LAJMI I FUNDIT:

OSBE: Republika Serbe kërcënon paqen dhe stabilitetin në Bosnjë e rajon

OSBE: Republika Serbe kërcënon paqen dhe stabilitetin në Bosnjë e rajon

Kryetarja e OSBE-së, ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde dhe sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Helga Maria Schmid vlerësuan sot se miratimi i një sërë konkluzionesh në Asamblenë e Republikës Serbe që bëjnë thirrje për një tërheqje të njëanshme nga nivelet e shtetit dhe të entiteteve kërcënon paqen dhe stabilitetin në BeH dhe rajon.

Ann Linde beson se masa çon në një përshkallëzim të tensioneve dhe është në kundërshtim me atë që është arritur në 26 vjetët e fundit.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë në Republikën Serbe që të përmbahen nga veprimet politike negative që shkaktojnë ndarje”, tha Linde.


Ajo shtoi se rrezikimi i Marrëveshjes së Dejtonit dhe rendit kushtetues të BeH mbart me vete rrezikun e rrezikimit të paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Ndërsa, sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Helga Maria Schmid tha se kriza e vazhdueshme po ndikon në ekonomi, duke dekurajuar investimet dhe duke ngadalësuar reformat kryesore.

“Për fat të keq, barra e kësaj krize do të bjerë sërish mbi qytetarët që tashmë po përballen me rritje të papunësisë, korrupsionit dhe mangësive shëndetësore”, pohon ajo.

Linde dhe Schmid u bënë thirrje të gjitha palëve që të rivendosin funksionalitetin e plotë të institucioneve të nivelit shtetëror dhe të angazhohen në dialog politik konstruktiv në mënyrë që të arrihet një konsensus për të mirën e të gjithë qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori