LAJMI I FUNDIT:

U shkarkua pasi nuk e ndau bakshishin me tjerët, kamerierja amerikane mori 4400 dollarë – menaxheri i tha se mund t’i mbajë 20%

U shkarkua pasi nuk e ndau bakshishin me tjerët, kamerierja amerikane mori 4400 dollarë – menaxheri i tha se mund t’i mbajë 20%

Kamarierja nga Arkansasi e cila mori 4400 dollarë bashkish nga një grup i klientëve, është shkarkuar pasi që menaxheri i restorantit e detyroi ta ndajë bakshishin me punonjësit e tjerë.

Grant Wise, që është pronar i një agjencie lokale për shitjen e pronave, ka organizuar një mbrëmje në “klubin e 100 dollarëve” në një kafiteri në Bentonville, dhe të gjithë mysafirët janë dakorduar që të kontribuojnë me nga 100 dollarë bakshish, transmeton Telegrafi.

Wise tha për mediat lokale tha se bakshishin ia kishte dhënë kamarieres Rayan Brand, me qëllim që ta ndante me një kamariere tjetër e cila gjithashtu u kishte shërbyer.


Ai tha se kishte pyetur për politikat e restorantit dhe se kishte marrë konfirmimin që personeli e ka të obliguar ta ndajë bakshishin me të tjerët.

“Më është thënë që paratë t’ia dorëzojë shefit të ndërrimit dhe të mbajë për vete vetëm 20 për qind”, tha Brand për Fox 59, duke shtuar se gjatë tre vite e gjysmë punë sa punoi në restorant, kurrë nuk e kishte ndarë bakshishin me të tjerët.

Brand që studion gjuhën spanjolle në Universitetin e Arkansasit, tha se “ndihet e turpëruar” që është dashur t’i thotë “lamtumirë” një shume të majme të parave, pasi me to planifikonte të mbulojë disa shpenzime si studente që është.

Disa ditë më vonë, Wise mësoi që Brand është shkarkuar pasi ka “shkelur” rregullat e restorantit. Wise kishte themeluar “klubin e 100 dollarëve” gjatë pandemisë, pasi e dinte që shumë kamarierë mezi ia dilnin deri në fund të muajit dhe për këtë deshën t’i ndihmojnë.

Restorantin Owen and Tap e kishte përzgjedhur pasi që ishte një prej restoranteve të preferuar të gruas së tij, dhe për këtë kishte telefonuar për të organizuar mbrëmjen dhe kishte pyetur nëse bakshishet ndahen apo mbesin në duart e kamarierëve që u shërbejnë.

Kur i konfirmuan se bakshishet ndahen me pjesën tjetër të stafit – Wise organizoi mbrëmjen.

Por pasi e kuptoi që është shkarkuar vajza, Wise organizoi fushatën e mbledhjes së mjetet me qëllim që Brand të “mbijeton” derisa të gjej një punë tjetër – gjë që edhe ai arriti qëllimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori