LAJMI I FUNDIT:

Rama thumbon Berishën: Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit e vetmja forcë që hedh dritë mbi terrin e kaosit

Rama thumbon Berishën: Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit e vetmja forcë që hedh dritë mbi terrin e kaosit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një thënie filozofike ka thumbuar, ish-kryeministrin Sali Berisha i cili në stadiumin “Air Albania” ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, hedhi akuza ndaj qeverisë duke thënë se Tirana është kthyer në epiqendër të luftës së ftohtë kundër Prishtinës.

Rama shpërndau thënien e filozofit rumun Emil Cioran, ku thotë se në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit.

“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë”, është citati i shpërndarë nga Rama. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Live Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Flamur Kasami po përfaqëson Kosovën në skenën botërore të 'bukur-leximit' të Kuranit në Kuala Lumpur të Malajzisë

Flamur Kasami po përfaqëson Kosovën në skenën botërore të 'bukur-leximit' të Kuranit në Kuala Lumpur të Malajzisë

Lajme
Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori