LAJMI I FUNDIT:

Berisha niset drejt Kuvendit: Sot, dita e triumfit të revolucionit paqësor

Berisha niset drejt Kuvendit: Sot, dita e triumfit të revolucionit paqësor

Ish kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha është ndaluar në një komunikim për mediat, para se t’i drejtohet stadiumit ‘Air Albania’, ku pritet të mbahet Kuvendi i demokratëve.

“Sot do të jetë një ditë triumfi e revolucionit paqësor, asgjë nuk pengoi dhe nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për tu bashkuar sot në rithemelimin e PD-së dhe në rikthimin e pluralizmit politik. Ky është mesazhi më i bukur që ata u dërgojnë miqve konservatorë në Evropë dhe në votë, Kuvendi merr vendimet e veta.

Mesazhet janë histori turpi, morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët.


Mirupafshim, mirupafshim! Jo nuk kam komunikuar me zotin Basha, është i ftuar në Kuvend, selia është e Partisë Demokratike”, tha Berisha. /syri.net/