LAJMI I FUNDIT:

Boçvarski: Për licencë janë kontrolluar vetëm shoferët e autobusit të aksidentuar në Bullgari, jo edhe të tjerët

Boçvarski: Për licencë janë kontrolluar vetëm shoferët e autobusit të aksidentuar në Bullgari, jo edhe të tjerët

Nuk janë kontrolluar të gjithë shoferët që kanë ngasur autobus në relacionin Shkup – Stamboll dhe anasjelltas, ka bërë të ditur ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski teksa është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se nëse është konstatuar se ka shoferë që kanë qarkulluar në kufij pa licencë.

Konkretisht, për pronarin e “Besa trans”, për të cilin gjithashtu u tha se ka qenë në njërin e autobusëve të rutës ku ishte autobusi që u përflak në Bullgari, Boçvarski tha se kjo gjë nuk është kërkuar nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ne kemi kontrolluar dy shoferët që i kanë ngasur këtë autobus (autobusin e përflakur më 23 nëntor në Bullgari). Kur do të marrim informacione të tjera nga Prokuroria apo institucione tjera, ne do t’i kontrollojmë të gjithë shoferët që kanë qarkulluar në atë relacion (Shkup-Turqi)”, tha Boçvarski.


E rëndësishme është që hetimi të jetë i pavarur dhe ne të jemi këtu që të ndihmojmë me informacione, tha më tej ai.

I pyetur edhe për përgjegjësinë e dikasterit që e udhëheq Boçvarski, ai tha se kjo do të përcaktohet nga hetimi në rrjedhë, duke mos precizuar se nëse e ndjen veten përgjegjës që 45 persona humbën jetën më 23 nëntor në Bullgari, pasi autobusi që u përflak u konstatua se nuk kishte pasur licencë për qarkullim ndërkombëtar./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori