LAJMI I FUNDIT:

A është kërcënimi nga Omicron aq i madh sa “po bëhet zhurmë”? Ekspertët e OBSH-së japin vlerësimet e tyre!

A është kërcënimi nga Omicron aq i madh sa “po bëhet zhurmë”? Ekspertët e OBSH-së japin vlerësimet e tyre!

Rastet e reja me COVID-19 po pushtojnë Evropën edhe një herë dhe si pasojë, masat ndryshojnë në të gjithë kontinentin – nga një bllokim kombëtar në Austri, drejt vaksinimit të detyrueshëm në Gjermani, dhe jo vetëm.

Veç këtyre, shqetësimet për variantin e ri Omicron të zbuluar në Afrikën e Jugut kanë shtyrë shumë vende evropiane të frenojnë udhëtimet, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, Delta mbetet forca dominuese në Evropë, duke llogaritur shumicën dërrmuese të infeksioneve të reja dhe duke ushtruar presion në rritje mbi spitalet.


Dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi në nëntor se vetëm Evropa dhe Azia Qendrore mund të përballen me 700,000 vdekje të tjera nga COVID-19 deri më 1 mars.

Por çfarë mendojnë ekspertët për variantin e ri?

Ndërsa disa qeveri ndërkombëtare kanë rivendosur kufizimet e udhëtimit dhe rregulla të tjera të lidhura me COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe ekspertët e Coronavirusit besojnë se varianti është vetëm ‘super i butë’.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët kanë paralajmëruar qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare kundër krijimit të një histerie rreth variantit Omicron – varianti i fundit i COVID-19.

Dr. Angelique Coetzee, kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, tha se ky reagim ishte “parë në aspektin mjekësor, jo i justifikuar”.

Mjekja ka theksuar se nuk ka pasur vdekje apo sëmundje të rënda të raportuara nga varianti i ri, gjë që dëshmon se mund të mos jetë një problem aq i madh sa disa njerëz e kanë portretizuar atë javët e fundit. ”

Duke parë butësinë e simptomave që po shohim, aktualisht nuk ka asnjë arsye për panik pasi nuk shohim asnjë pacient të sëmurë rëndë”, citohet të ketë thënë Coetzee.

Mjekët e Afrikës së Jugut e kanë mbështetur gjithashtu këtë teori dhe kanë pohuar se shumica e rasteve të variantit Omicron që ata kanë parë deri më tani kanë qenë “të lehta” dhe jo të rënda.

“Klinikët tanë nuk kanë parë sëmundje të rënda. Një pjesë e saj mund të jetë për shkak se shumica e atyre që janë pozitivë janë të rinj”, tha ministri i shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Joe Phaahla.

Ekspertët e OBSH-së gjithashtu kanë paralajmëruar vendet që të mos vendosin kufizime udhëtimi pasi ato janë ‘masa ekstreme’ që nuk nevojiten në situata të tilla të buta.

“Këto lloj ndërhyrjesh nuk janë të qëndrueshme. Këto lloj masash ekstreme nuk janë rekomandimet tona”, ka thënë Dr Catherine Smallwood, Zyrtare e Lartë e Emergjencave në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën.

Pos tyre, një tjetër ekspert i OBSH-së, drejtor rajonal për Afrikën, Dr Matshidiso Moeti, u kërkoi vendeve të mos vendosin kufizime udhëtimi.

Ai shtoi se këto kufizime mund të ndihmojnë në reduktimin e përhapjes, por gjithashtu do të sjellin ndikime të rënda negative në ekonominë dhe jetesën e banorëve të rajoneve të izoluara.

Ndryshe, sipas të dhënave, shumica e pacientëve që janë infektuar nga varianti Omicron kanë raportuar simptoma të përziera, si marramendje dhe dhimbje koke. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori