LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori ‘90

Berisha: Kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori ‘90

“O Sali, o hero, Amerika ty të do”, me këto thirrje u prit ish-kryeministri Sali Berisha nga demokratët në SHBA gjatë një takimi virtual këtë të diel.

Në fjalën e tij, Berisha e quajti “Foltoren” si lëvizjen më pro amerikane që nga vitit 1990.


“Kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori 1990 deri më sot në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka që normat amerikane t’i vendosim edhe në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka që PD të kthehet në forcë të fuqishme konservatore. Ne po bëjmë gjithçka që ta shndërrojmë PD në shoqërinë e lirisë”, tha ai.

Edhe njëherë tjetër, Berisha ritheksoi se shpallja non grata nga DASH është bërë nga “lobimi korruptiv kryeministrit Edi Ramës dhe Soros”.

“Unë jam shpallur non grata nga sekretari i shtetit, por po më 19 maj unë i kam dërguar një letër ku i them se është i keqinformuar nga lobimi korruptim i Ramës dhe Soros. Tri ditë më vonë, DASH do të pohonte se burimi i të dhënave kishin qenë raportet sekrete të qeverisë shqiptare dhe mediave të kontrolluara prej tij. A mund të imagjinoni ju se mund të ndëshkohet një njeri sepse duan kundërshtarët e tij. Ky është një rast unik në botë, është unik gjithashtu se Sali Berisha, si asnjë tjetër, shpallet 8 vite pasi kishte dorëzuar çdo detyrë udhëheqëse”, tha Berisha.

Për Berishën, opozita ka ndjekur gjatë këtyre viteve shembullin e qeverisë, duke deformuar votën brenda Partisë Demokratike.

“Shteti ligjor në Shqipëri është zëvendësuar nga klanet e fuqishme të drogës, të krimit. Ato vendosin sot kudo, në rrugë e qeveri. Për shqiptarët, alternativë e vetme sigurie për jetën ka mbetur largimi i tyre masiv nga Shqipëria. Opozita ndoqi shembullin e qeverisë, deformoi në mënyrë të tmerrshme votën brenda Partisë Demokratike. Për ne është e qartë se vota e lirë është ADN-ja e të gjitha të drejtave të tjera, e ligjeve, e shtetit ligjor. Ndaj, edhe kjo lëvizje që synon t’i japë vendit një opozitë të vërtetë, që të qëndrojë fuqishëm ndaj regjimit, që të ngjallë shpresë dhe besim te qytetarët”, u shpreh Berisha.

Ai tha se më 11 dhjetor ri-themelohet Partia Demokratike. “I japim vendit opozitën e vërtetë për karshi asaj të marrë peng nga narko-qeveria”, tha Berisha./A2

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori