Kryetari i Alternatives, Afrim Gashi, tha se shumica parlamentare është rritur me 4 deputetë dhe se ka arritur në 64 deputetë. Ai tha se vendimi është marrë me synimin për të dalë nga kriza ekonomike, energjetike dhe shëndetësia. Gashi tha se nuk ka qenë e lehtë për Alternativën të marrë këtë vendim, por kanë menduar në të mirë të qytetarëve.
Ne mund të themi se shumica parlamentare është rritur, 64 deputete, për të dalë nga krizat ku ndodhemi, ekonomike, shëndetësore. Alternativa ka kaluar një krizë të madhe por ne menduam se kjo ka qenë mënyra më e mirë për të çuar vendin përpara me reformat. Për ne ka qenë primare të jemi në funksion të stabilitet rajonal dhe në interes të vendit tonë, gjithashtu të shqiptarëve.. Duke u bazuar në këto 3 kritere Alternativa zgjodhi këtë rrugë. Po iu japim mundësi vendit të dalë nga kriza ekonomike, energjetike dhe shëndetësore.
Më tej Gashi shpalosi 9 pikat e programit të Alternativës që ka firmosur me kryeministrin Zaev:
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mobilizojë të gjitha kapacitetet e shtetit dhe shoqërisë me qëllim hapjen e negociatave me BE-në, përfundimin me sukses të të gjithë kapitujve dhe anëtarësim të plotë në BE si qëllim strategjik, në afat kohor sa më të shkurtër.
2.Qeveria do t’i dërgojë kërkesë zyrtare Komisionit Evropian në të cilën do të kërkojë ekip ekspertësh të pavarur, të cilët do të kryejnë hetim ndërkombëtar në proceset e dyshuara për ndikim politik, siç janë: Monstra, Alfa, Lagjja e Trimave, Almiri i vogël.
3.Qeveria do të miratojë Ligj të ri për zhvillim rajonal të barabartë dhe do të punojë në mënjanimin e të gjitha pengesave që të mundësojë zhvillimin e rajonit të Likovës, në mënyrë që ky rajon të bëhet i barabartë me të gjitha rajonet e tjera në vend në aspektin e komponentëve zhvillimorë.
4.Qeveria do të zhvillojë dhe zbatojë politika për promovimin e të drejtave dhe interesave të të gjithë individëve dhe komuniteteve në vend, ndërsa në veçanti do të japë mbështetje për familjen si një nga komponentët thelbësorë të jetës shoqërore.
5.Qeveria do t’i analizojë ligjet dhe politikat e përgjithshme të cilat kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe ato do t’i përmirësojë në drejtim të zbatimit më efikas të tyre.
6.Qeveria do ta ridefinojë Ligjin për përmbarues, duke u udhëhequr para së gjithash nga kërkesat e qytetarëve, në mënyrë që ai të jetë në funksion të interesave të tyre tyre, e më pas edhe në interes të institucioneve.
7.Qeveria do të iniciojë procesin e ndërtimit të Strategjisë Nacionale për zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit, në të cilën do të insistohet të marrin pjesë të gjitha palët e procesit arsimor, si dhe partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet ndërkombëtare. Ndërkohë Qeveria do t’u dërgojë edhe thirrje zyrtare institucioneve ndërkombëtare për vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në vend.
8.Qeveria do të mbetet në qëndrimin për mbrojtjen ekonomike të popullatës dhe nuk do të lejojë ngritje të çmimit të energjisë elektrike më shumë se 20% gjatë vitit 2022, duke subvencionuar qytetarët dhe kompanitë dhe duke miratuar masa të tjera ekonomike.
9.Qeveria do të punojë për të rritur cilësinë, efikasitetin dhe përshpejtimin e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe zbatimin e projekteve në të gjitha nivelet, përmes rritjes së nivelit të përgjegjësisë, të cilën bartësit e funksioneve publike dhe nëpunësit shtetërorë e marrin para qytetarëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!