Sinjali i ndihmës “SOS” nuk është shkurtesë siç mendojnë shumica e njerëzve! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë
Të gjithë e kanë gabim
Në vitin 1906, në Konferencën e Radios në Berlin, SOS u krijua si një sinjal ndërkombëtar për ndihmë, në vend të sinjalit më të përdorur më parë CQD.
Fjala “SOS” nuk është një akronim (shkurtesë) siç mendojnë shumica e njerëzve, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ka teori që sinjali do të thotë “Save Our Ship” (“Shpëtoni anijen tonë”),“Save Our Souls” (“Shpëtoni shpirtrat tanë”) dhe madje edhe “Send Out Succour” (“Dërgoni ndihmë”), e vërteta është se kjo fjalë nuk do të thotë asgjë në të vërtetë!
Kombinimi SOS u zgjodh për shkak të mënyrës së thjeshtë të dërgimit të sinjalit në kodin Morse, tre të shkurtër, tre të gjatë, tre të shkurtër, p.sh. • • • — — — • • •, dhe nuk i përfaqëson shkronjat SOS.
Është fjala më e shkurtër dhe më e thjeshtë në kodin Morse dhe zgjedhja është bërë pikërisht sepse nuk do të thotë asgjë, ndaj ka mundur të pranohej ndërkombëtarisht.
Titaniku dërgoi SOS
Gjithashtu u vu re se anija e parë që e përdori, duke kërkuar ndihmë, ishte “Sylvania” e kompanisë “Cunard”, kur pësoi një mbytje në Ishujt Azore, më 10 qershor të vitit pasardhës.
Përveç historisë, duhet shtuar fakti që SOS është në fakt vetëm një nga shenjat që marinarët përdornin për të dërguar një sinjal për ndihmë.
Titaniku i famshëm, i cili goditi ajsbergun në vitin 1912, dërgoi në mënyrë alternative sinjale SOS dhe CQD përmes radios.
Me kalimin e kohës, sinjali CQD u zhduk dhe SOS u pranua në mënyrë universale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City