Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, mori në pjesë Samitin e Ballkanit Perëndimor 2021, i cili u mbajt në Sofje, organizuar nga New Direction Foundation, në bashkëpunim me Institutin Hungarez për Politikë të Jashtme dhe Tregti dhe Warsaw Institute.
Samiti, i cili po mbahet për herë të katërt, mblodhi politikanë, grupe të shoqërisë civile dhe anëtarë të instituteve të ndryshme, në të cilin u diskutuan tema me rëndësi për Evropë, në veçanti për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e vet hyrëse, Zëvendëskryeministrja Rexhepi fillimisht dha një pasqyrë të angazhimit të qeverisë së Republikës së Kosovës në ballafaqim me pandeminë, si dhe masat e ndërmarra drejt rimëkëmbjes ekonomike të vendit, përmes Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në drejtim të tejkalimit të sfidave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia.
Tutje, ajo nënvizoi se Republika e Kosovës ka një qeveri demokratike dhe stabilitet institucional, si dhe janë intensifikuar përpjekjet në forcimin e rendit dhe ligjit në vend. Po ashtu, ajo nënvizoi se në Republikën e Kosovës të gjitha komunitetet pa përjashtim gëzojnë liri të plotë të veprimit, të drejta, perspektivë e shanse të barabarta.
Në adresimin e vet, Zëvendëskryeministrja Rexhepi kërkoi nga institucionet e BE-së, Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian dhe qeveritë e vendeve anëtare, që çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës të trajtohet me urgjencë meqë kosovarët janë qytetarët e vetëm në Evropë, të cilët kanë nevojë për viza për udhëtim në Zonën Shengen dhe sipas saj, kjo padrejtësi ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të përfundojë sa më parë.
Ajo shtoi se kanë kaluar tri vite, që nga rekomandimi i fundit i Komisionit Evropian në favor të liberalizimit të vizave dhe se Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara, si dhe ka shënuar progres evident në fushën e sundimit të ligjit.
Në forumet kryesore të samitit, Zëvendëskryeministrja Rexhepi u shoqërua nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, Ambasadori Delfin Pllana. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025